Pagine

Ivica Daçiç: Në Bruksel do diskutojmë për Unionin e Komunave Serbe

Ivica Daçiç: Në Bruksel do diskutojmë për Unionin e Komunave SerbeSipas kryeministrit serb në Bruksel në raundin e ri të bisedimeve do të diskutohet për formimin e Unionit të Komunave serbe në Kosovës.


Në Medvegjë sot Daçiç po ashtu ka kundërshtuar FAK, sipas të cilit ato janë formacione në kundërshtim të rezolutës së KS të OKB-së 1244. Ai ka theksuar se në sesionin e ardhshëm të Këshillit të Sigurimit për Kosovën do të bisedojë edhe për ketë çështje.


“Pas krijimit të këtyre forcave në Kosovë, sigurisht tani ka reagime, që duhet edhe në Veri të Kosovës krijimin e forcave të armatosur, por këto tema janë që i duhet diskutuar ,” tha Daçiç, transmeton agjencia e lajmeve “Presheva jonë”.


Kryeministri serb Ivica Daçiç sot ka qëndruar në Luginën e Preshevës për të marrë pjesë në hapjen e një fabrike në Medvegjë. Në këtë ceremoni të inagurimit të fabrikë morën pjesë edhe ambasadori i Zvicrës në Serbi, Jean-Daniel Ruch, pastaj ai nga Sllovenia Franc Bu si dhe ambasadori i Bashkimit Evropian në Serbi, Majkëll Davenport.


Kryeministri Daçiç, gjatë qëndrimit në Medvegjë është takuar edhe me kryetarin e komunës Sllobodan Drashkoviç.


Edhe pse kryeministri serb Daçiç në Medvegjë u gjend për të inaguruar një fabrikë të re ai nuk mund të mos përmendte shqiptarët e Luginës së Preshevës tri ditë para zgjedhjeve parlamentare në Serbi.


Daçiq me ketë rast tha se “Lugina e Preshevës si pjesë e Serbisë po ballafaqohet viteve te fundit me papunësi dhe kriza ekonomike. Është me rëndësi të madhe që fabrika u hap në mjedis etnikisht të përzier”.


Po ashtu Daçiç nuk ka mundur t’i shmanget fenomenit të zbrazjes së Luginës së Preshevës, sidomos të Medvegjës.


“Dekadave të e fundit, njerëzit shpërngulen me të madhe nga Medvegja…” ka pohuar Daçiç duke mos hyrë ne detaje se kush po shpërngulet më shumë dhe për çfarë arsye, ku sipas statistikave të organizatave ndërkombëtare shumica e të larguarve janë shqiptarë etnik të kësaj zone që dikur ishin shumicë./shqiptarja/

Nessun commento:

Posta un commento