Pagine

Edhe koalat mund të bëjnë ‘selfie’

Edhe koalat mund të bëjnë ‘selfie’Ato janë një ndër kafshët më përfaqësuese të Australisë dhe përdoren shpesh nga vizitorët, të cilët bëjnë fotografi gjatë vizitave të tyre në kopshtin zoologjik.


Por tani duket se koalat i kanë marrë gjërat “në putrat e tyre”. Tre koala, të quajtura Bruce, Aaron dhe Bill, që jetojnë në Kopshtin Zoologjik “Wild Life” në Sidnei, i kanë bërë foto vetes, teksa po përtypnin gjethe ekualipti.


Një sensor lëvizjeje e lejon aparatin fotografik që “të dijë” kur subjekti ndodhet i pozicionuar saktë përpara kamerës dhe bën që të shkrepen automatikisht tre fotografi. Kjo do të thotë se koalat ishin të afta që t’i bënin foto vetes, në momentin kur ndodheshin para lenteve të aparatit, i cili ishte i pozicionuar në një nga degët e pemës.


Tre koalat treguan se nuk kishin aspak turp para kamerave. Ato dukeshin të mahnitura nga aparatit dhe bënë poza të këndshme.

Kosovës i kërkohet të miratojë Tribunalin për krime lufte

Kosovës i kërkohet të miratojë Tribunalin për krime luftePërfaqësues amerikanë dhe evropianë janë vënë në aktivitete diplomatike për të bindur autoritetet e Kosovës që të miratojnë themelimin e një Tribunali apo Gjykatë Speciale për të hetuar dhe gjykuar rastet e dyshuara për krime lufte.


Në këtë funksion është realizuar edhe vizita e Drejtorit të Departamentit të shtetit të Zyrës për Çështjet e Evropës Qendrore dhe Jugore, Jonathan Moore në Prishtinë.


Ai, i shoqëruar nga ambasadorja amerikane, Tracey Ann Jacobson, ka zhvilluar takime me udhëheqësit e institucioneve dhe ata të partive politike si dhe përfaqësuesit ndërkombëtar në Kosovë.


Një bisedë në lidhje me Tribunalin, diplomati Moore ka zhvilluar përmes telefonit edhe me presidenten Atifete Jahjaga e cila ndodhet në Shtete e Bashkuara.


Në komunikatën e presidentes Jahjaga thuhet se institucionet e Kosovës kanë treguar gatishmërinë e tyre për të bashkëpunuar me partnerët ndërkombëtarë dhe se ky proces, i themelimit të Tribunalit, do të përqendrohet në individë dhe nuk është gjykim i përpjekjeve të përbashkëta të vendit për çlirim.


Jonathan Moore, gjatë një interviste për Televizionin Publik të Kosovës ka deklaruar se krijimi i një Tribunali është një proces shumë i rëndësishëm.


“Mund të themi se është një proces shumë i rëndësishëm. Formati tash po vendoset për të themeluar një Gjykatë kosovare dhe puna e saj do të kryhet jashtë Kosovës ku do të trajtohen supozimet e bëra. Pretendimet në raportin e Dick Martyt, janë unike dhe ato nuk aplikohen për ngjarjet që kanë ndodhur gjatë konfliktit dhe për këtë duhet të trajtohen jashtë”, ka thënë Moore.


Takimet me liderët vendor, Moore i ka zhvilluar në Ambasadën Amerikane në Prishtinë prapa dyerve të mbyllura. Ndërkaq në reagimet e tyre udhëheqësit e Kosovës, ndonëse janë shprehur të përmbajtur, kanë theksuar edhe nevojën e koordinimeve politike me faktorin ndërkombëtar.


Kryeministri Hashim Thaçi ka thënë se Kosova ka qenë me fat që këto 15 vitet e fundit sistemi i drejtësisë ishte i udhëhequr prej ndërkombëtarëve.


Për tetë vite me radhë është udhëhequr nga Kombet e Bashkuara dhe tash e gjashtë vjet prej misionit të EULEX-it, ka thënë Thaçi.


“Tash ka ardhur koha dhe do të kemi letërkëmbimin mes institucioneve të Kosovës dhe BE-së, një letërkëmbim që do të përcaktohet qartë që Kosova ka tash kapacitetet e saja të plota për të udhëhequr sistemin e drejtësisë në kuptimin e mandatit ekzekutiv, ndërsa roli i Misionit të BE-së do të jetë më tepër mbështetës dhe konsultativ”, ka deklaruar Thaçi, duke mos dashur të përgjigjet drejtpërdrejtë në lidhje me Tribunalin.


“E ritheksoj se Kosova është e gatshme që për çdo sfidë të përballet në sistemin e vet të drejtësisë, me mbështetje të plotë ndërkombëtare”, është shprehur Thaçi.


Ndërkohë, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka deklaruar se ende nuk i ka të njohura të gjitha detajet e themelimit të kësaj gjykate speciale.


Pas një takimi që zhvilloi me kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, i cili po qëndron sot për vizitë në Kosovë, Krasniqi ka deklaruar se Kuvendi do të merret me çështjen e Tribunalit kur të ketë një kërkesë zyrtare.


“Si institucion do të kërkojmë më shumë detaje rreth kësaj kërkese për të krijuar një gjykatë, por deri më tani nuk kemi asnjë dokument zyrtarë për të cilin do të flisnim dhe për të cilin do t’i hapnim rrugën në Kuvend”, ka theksuar Krasniqi.


Në anën tjetër, kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta ka thënë se kur flitet për luftën e fundit në territorin e ish- Jugosllavisë dihet botërisht se kush ka bërë gjenocid në Bosnjë e Hercegovinë, Kroaci dhe Kosovë.


“Sa i takon luftës së popullit të Kosovës dihet botërisht që populli i Kosovës nuk ka sulmuar askënd, dihet botërisht që ata që ushtruan gjenocid në Bosnje, Kroaci ushtruan gjenocid edhe në Kosovë”, ka thënë Meta.


Gjatë ditës, diplomati amerikan Jonathan Moore dhe ambasadorja Tracey Jacobson kanë zhvilluar një takim të ndarë edhe me liderin opozitar, Isa Mustafa, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës.


Përmes rrjetit social Twitter, ambasadorja Jacobson ka shkruar se takimi ka qenë produktiv dhe konstruktiv.


Zyrtarët amerikanë, sipas informacioneve që mund të bëhen publike, po i takojnë liderët politikë në Kosovë dhe përfaqësues të shoqërisë civile, për t’ua shpjeguar atyre rëndësinë që ka votimi në parlament i krijimit të gjykatës që do t’i gjykonte krimet e pretenduara se janë kryer nga UÇK-ja e të cilat janë përshkruar në raportin e Dick Martyt.


Ndërkaq në rrethanat kur Kuvendi i Kosovës, eventualisht do të dështonte të votonte themelimin e kësaj gjykata, atëherë çështja automatikisht do të kalonte në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ku do të hapej rruga e krijimit të gjykatës në bazë të Rezolutës 1244 me një deklaratë të këshillit.


Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sipas përfaqësuesve të Kosovës e kanë thënë qartë se nuk duan që krijimi i gjykatës të ndodhë nëpërmjet Këshillit të Sigurimit pasi që një veprim i tillë konsiderohet se do ta dëmtonte shtetësinë e Kosovës./rel/

Shpend Ahmeti prezantoi punën 100 ditëshe

Shpend Ahmeti prezantoi punën 100 ditësheKryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, në mesin e të arriturave gjatë qeverisjes së tij në 100 ditë, ka përmendur transparencën në punësim dhe buxhetin e komunës.


Ai tha se në komunë është instaluar rendi dhe ligji. Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti tha se deri tani janë zhvilluar mijëra takime me qytetarë dhe se asnjë kërkesë e tyre nuk ka hasur në vesh të shurdhër.


Ahmeti, ka vlerësuar se në fushatën e tij, ai i ka dhënë 12 zotime, dhe se sipas tij, në të gjitha është filluar të punohet.