Pagine

Matura shtetërore, sot provimi i letërsisë

Tiranë, 2 qershor 2012, NOA- Maturantët në gjithë Shqipërinë kanë hyrë sot në ambientet e shkollave të tyre për të nisur provimin e parë, atë të letërsisë. Lënda e gjuhës shqipe dhe e letërsisë është provim i detyruar i Maturës Shtetërore për të gjithë nxënësit që mbarojnë gjimnazin. Siç informon noa.al, provimi i letërsisë është provimi i parë për maturantët ndërsa ai i matematikës i cili është gjithashtu i detyrueshëm do të zhvillohet më 16 qershor.
Mësohet se nxënësit të cilët japin provimin e parë të lirimit janë ndara në klasa sipas listave emërore nga drejtuesit e shkollës dhe specialistët e Ministrisë së Arsimit. Thuhet se në këtë test janë 25 pyetje dhe 1 esse, ku mes tyre 13 pyetje janë me alternativa dhe 12 me zhvillim. Sakaq provimet e lëndëve me zgjedhje do të zhvillohen më 30 qershor. Në rregulloren e përcaktuar nga Ministria e Arsimit thuhet se nxënësit duhet të tregojnë kujdes që të mos kopjojnë dhe komunikojnë me njëri tjetrin sepse rrezikojnë të mos marrin pjesë dhe të përjashtohen në provimet e tjera. Rregullorja e hartuar nga Ministria e Arsimit për maturën e këtij viti parashikon që zhvillimi i testimit të zgjasë 2 orë e 30 minuta, ndërsa nisja e tij është parashikuar në ora 10.00. a.y/noa.al

Nessun commento:

Posta un commento