Pagine

Qumesht milk apo te koncentruar

Ne recetat e mia te gatimit apo recetat per embelsira me permbajtje qumesht milk, si psh trileçe,shpesh  me pyesin se çfare eshte qumeshti milk dhe ku gjendet. Per tu ardhur ne ndihme amvisave po iu sjell kete recete pergatitjeje te tij ne kushtet e shtepise dhe natyrisht ka nje kosto me te ulet sesa ai qe gjendet i gatshem.Perberesit:

  • 200gr sheqer

  • 150gr qumesht

  • 25gr gjalpe

  • 1zarf vanilje

  • 1luge çaji me niseshte


Pergatitja:



  1. vendosim nje tenxhere ne zjarr me gjalpin per tu shkrire.Bashkojme dhe qumeshtin me sheqerin dhe vaniljen duke vazhduar te trazojme derisa te bjeri ne vale.Shtojme niseshten. Per te qene te sigurta qe niseshteja mos behet kokrriza mund ta tretni me pare ne 1 filxhan kafeje me qumesht te ftohte, te hequr menjane qe ne fillim nga sasia e qumeshtit te dhene.

  2. leme te zjeje duke trazuar vazhdimisht per 5' derisa te kemi nje mase kremoze te trashe.

  3. Leme te ftohet dhe qumeshti milk eshte gati. E hedhim ne nje vazo qelqi per ta konservuar. Mund t'ua servirim femijeve me buke te lyer ne vend te çokokremit ose reçelit ose si thame me lart e perdorim per embelsira te ndryshme.


Ja dhe krahasimi mes qumeshtit milk te gatshem dhe atij te pergatitur me receten tone. Ndryshimi i vetem: kosto e ulet e ketij te dytit ;)

Zemanta Related Posts Thumbnail



Nessun commento:

Posta un commento