Pagine

Shkupi 2014 sikur projektet hitleriane

Shkupi 2014 sikur projektet hitlerianeHistoriani i njohur kroat i artit dhe letërsisë, Zvonko Makoviq theksoi se projekti “Shkupi 2014” është i ngjashëm me ato të Hitlerit në Gjermani.


Historiani i njohur Makoviq, i cili thotë se disa vite ka analizuar fenomenin e Shkupit 2014, theksoi se pushteti në Maqedoni po ecën në gjurmë të rrezikshme të nacionalizmit, sikur ai gjerman gjatë periudhës së Hitlerit.


Ai këtë e theksoi gjatë debatit sot në Shkup me temën “Përmendoret dhe politike: Shkupi 2014, a është projekt kulturor apo politik ?”, që u organizua nga Fondacioni “Shoqëria e Hapur” dhe organizata Okno.


“Nuk bëhet fjalë për një projekt kulturor, por për projekt politik, që nuk ka aspak lidhje me artin, por edhe estetikën. Kjo që shohim është estetikë vulgare dhe një kiç, parasegjithash një kiç politik që tregon vullnetin e këtij pushteti, që realizoi këtë projekt politik duke mos përfillur opinionin profesional”, theksoi Makoviq, duke shtuar se ky projekt do të jetë i rrezikshëm dhe me pasoja të mëdha.


Sipas tij, për realizimin e projektit është përdorur një ideologji nacionaliste por edhe përfitime materialiste.


“Sigurisht se këtu dikush ka parë përfitimet e mëdha material. Ju nuk keni rrugë, trotuare për nxënësit dhe atëherë përse të ndërtohen këto objekte me paratë e juaja. Unë e studio ideologjinë e nacizmit dhe doktrinën e Hitlerit, e cila ka lënë mbrapa Gjermaninë, sepse ai pushtet i asaj kohe diktonte drejtpërdrejt se si do të duhej të dukej Gjermania”, nënvizon studiuesi kroat, Mikoviq. (INA)

Nessun commento:

Posta un commento