Pagine

Barak Obama i bënë thirrje Putinin t’i tërheqë trupat

 Barak Obama i bënë thirrje Putinin t’i tërheqë trupatPresidenti amerikan Barak Obama i bëri sërish thirrje presidentit rus Putin që të reduktojë numrin e trupave në kufi me Ukrainën dhe të fillojë negociatat me Kievin.


Obama tha në intervistën e tij për CBS se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk janë të interesuara ta dëmtojnë Rusinë apo të përfitojnë nga Ukraina, por se e mbështesin popullin ukrainas që vet të vendos për fatin e tij.


Presidenti amerikan Barak Obama i bëri thirrje Rusisë që të ndërpresë së “frikësuari” Ukrainën dhe të zvogëlojë numrin e trupave në kufijtë e saj. Ai kërkoi gjithashtu nga Rusia që të “ulë tensionet” dhe të fillojë negociatat me Kievin.
Rusia besohet të ketë grumbulluar dhjetëra mijëra trupa pranë kufirit lindor me Ukrainën.


Presidenti Obama tha për CBS se Rusia me anë të veprimet të fundit mund të ketë pasur për qëllim ta frikësojë Ukrainën, ose mund të ketë edhe plane tjera.


Në intervistën e tij të sotme të zhvilluar vetëm pak kohë para se të largohej nga Italia, presidenti Obama tha se presidenti Putin po shpreh në një farë mënyre një keqardhje të thellë për atë që e konsideron si humbje të Bashkimit Sovjetik. Gjithsesi ai e paralajmëroi presidentin rus se nuk mund t’u rikthehet praktikave të tilla që ishin aq të përhapura gjatë Luftës së Ftohtë.


“Mendoj se ekziston një sens i fuqishëm i nacionalizmit rus dhe se Perëndimi në njëfarë mënyre ka përfituar nga Rusia në të kaluarën”, tha Obama duke shtuar se ai mund të jetë duke e keqkuptuar tërësisht Perëndimin dhe politikat e jashtme të SHBA-ve”.


Obama tha se SHBA-ja nuk ka asnjë interes të dëmtojë Rusinë apo të përfitojë nga Ukraina, përveç që të mbështesë popullin ukrainas që vet të ndërmarrë vendime në lidhje me fatin e vet.
Në anën tjetër ministri rus i mbrojtjes i ka rapportuar presidentit Putin në Kremlin se të gjithë shërbyesit ukrainas besnik ndaj Kievit janë larguar nga Krimea dhe se flamuri rus po valvitet mbi të gjitha bazat ushtarake në gadishullin e Detit të Zi.


Në zhvillime tjera presidenti i përmbysur ukrainas Viktor Janukoviç ka bërë thirrje për mbajtje të një referendumi kombëtar në Ukrainë me qëllim përcaktimin e statusit të “çdo rajoni brenda Ukrainës”.
Ai është larguar nga Rusia muajin e kaluar pas demonstratave masive kundër tij dhe përleshjeve midis protestuesve dhe policisë ku u vranë mëse 100 persona. Kremlini e cilëson të paligjshme ngjitjen në pushtet të qeverisë së re në Kiev.

Nessun commento:

Posta un commento