Pagine

BlackBerry humb 423 milionë dollarë për tre muaj

BlackBerry humb 423 milionë dollarë për tre muajBlackBerry ka raportuar një rënie të madhe në të ardhurat e kompanisë, dhe një humbje të gjërë nga shitja e telefonave të saj të mençur, kërkesa për të cilët vazhdon të rrëshqas.


Prodhuesi i njohur kanadez i telefonave të mençur ka raportuar se ka humbur 423 milionë dollarë në tremujorin e katërt të vitit të kaluar, ndërsa të ardhurat për periudhën tremujore kanë rënë në 976 milionë dollarë – një rënie prej 64 për qind, nga 2.68 miliardë dollarë sa kishte një vit më parë.


Është hera e parë që nga fundi i 2007-ës që të ardhurat tremujore të kompanisë BlackBerry kanë rënë nën 1 miliard dollarë.


Të ardhuar e BlackBerry për tërë vitin 2013 kanë shënuar një shifër prej 6.8 miliardë dollarëve, apo 38 për qind më pak se viti paraprak, kur kompania kishte regjistruar 11.1 miliardë dollarë.


Kompania ka shitur 3.4 milionë njësi të telefonave të mençur në tremujorin e katërt të vitit të kaluar, dhe nga këto njësi 2.3 milionë ishin pajisje të bazuara në BlackBerry 7, dhe jo në mesin e modeleve të reja Z10, Z30 apo pajisje të bazuara në versionin e platformës Q10. / telegtrafi /

Nessun commento:

Posta un commento