Pagine

Cisco planifikon 1 miliard $ investim në infrastrukturën botërore të cloud-it

Cisco planifikon 1 miliard $   investim në infrastrukturën botërore të cloud-itCisco Systems po planifikon të investojë mbi një miliard dollarë për zgjerimin e biznesit të vet cloud brenda dy viteve në vijim.


Në këto plane përfshihet edhe një “rrjet cloud-i” i bazuar në OpenStack, i cili do të zhvillohet në bashkëpunim me partnerët. Gjithë industria e IT-së po kalon në një botë ku gjithmonë e më shumë aplikacione po funksionojnë në mjedise me qera (të hostuara), kështu që edhe Cisco nuk dëshiron të mbetet prapa. Një ndër projektet kryesore të këtij investimi do të jetë e ashtuquajtura “Intercloud”, që do të mbahet përgjatë një rrjeti botëror të Cisco-s dhe partnerëve të vet të qendrave të të dhënave.


“Intercloud” do të bazohet në platformën mjaft popullore OpenStack si dhe do të suportojë çdo ngarkesë pune dhe ndërveprim me çdo cloud, qoftë ai publik apo privat. Fakti që Cisco nuk e merr e vetme këtë iniciativë premton siguri më të lartë përsa i përket shqetësimeve të përgjimeve lidhur me qeverinë.


Sipas Cisco-s, “Intercloud-i” do të jetë i përshtatshëm për aplikacionet machine-to-machine si dhe të ashtuquajturën “Internet of Everything”. Ofrimi i këtij shërbimi përbën një sfidë gjigante për kompaninë, për vetë faktin se rivalë të tjerë si Amazon, Microsoft apo Google ofrojnë shërbimet e tyre publike cloud. Nga ana tjetër, ka edhe rivalë lokalë si Vmware.


Një prej partnerëve të Cisco-s në këtë projekt do të jetë operatori telefonik australian Telstra. Në projekt do të përdoren shërbimet dhe infrastruktura cloud e Telstras. (CIO Albanian)

Nessun commento:

Posta un commento