Pagine

Samsung Galaxy S5 vs HTC One (M8)

Samsung Galaxy S5 vs HTC One (M8)Me smartfonin Samsung Galaxy 5, prezantuar në muajin shkurt në Kongresin Mobil Botëror dhe me pasardhësin e HTC-së të prezantuar zyrtarisht dy ditë më parë, akoma ka vend për një Android Showdown të “peshave të rënda”.


Këto dy kompani kanë vite që po luftojnë për kurorën dhe supremacinë “Android” dhe beteja e këtij viti edhe njëherë vendos “madhështinë” e veçorive të Smasung me Fuqinë e Dizajnit të HTC-së. Performancë më të shpejtë, ekrane më të mëdha, dhe veçori të reja janë të gjitha pikat kyçe të kësaj beteje.


Si krahasohen këto dy “titanë”?


Vitin e kaluar beteja mes HTC One 2013 dhe Samsung Galaxy S4 ofroi shumë momente të jashtëzakonshme me veçoritë dhe dizajnet më të mira në treg që ofroheshin nga këto dy pajisje. Të themi të vërtetën shumë gjëra kanë ndryshuar që nga përplasja e fundit e dy gjigantëve. Që të dy, Galaxy S5 dhe HTC One M8 sollën përmirësime të ndjeshme nga viti i kaluar në veçori dhe dizajn. Galaxy S5 është pak më i madh se versioni i vjetër dhe tashmë ka një pjesë të pasme me lustër të shndritshme, ndërsa materiali mbetet i njëjti, plastika. Ndërsa HTC One M8 po ashtu solli përmirësime të ndjeshme nga vitit që kaloi, duke e rritur edhe më tej cilësinë në dizajn, duke ofruar eksperienca që asnjë smartfon nuk i ofron kur flitet për ndërtimin e tij. Materiali nga i cili përbëhet vazhdon të mbetet material cilësor, alumini.


Diferenca më e madhe mes dy smartfonëve janë veçoritë e përfshira në secilin model dhe Samsung ka disa “marifete” për të treguar përfshi rezistencën ndaj ujit si dhe sensorët e rinj të sigurisë dhe gjurmimit. Një skanues të shenjave të gishtave është i përfshirë në këtë version që i shkon nga pas asaj që Apple bëri me iPhone 5S, ndërkohë që kemi edhe një surprizë nga Samsung. Bëhet fjalë për një sensor që mat rrahjet e zemrës.


HTC-ja u përkushtua më shumë në ndërtimin e një kamere të re inteligjente. Vitin e kaluar pamë debutimin e “UltraPixel”(veçori kjo vetëm për HTC One dhe One Mini ku pixelat janë më të mëdhenj se ato të zakonshmit në smartfonë të tjerë dhe kapin më shumë dritë), i cili vjen edhe këtë vit më kamerën duale që ofron HTC në pajisjen e saj One duke sjellë edhe veçori të tilla si aftësinë për të ri fokusuar imazhet pasi janë kapur. Smartfoni gjithashtu ka edhe një kamerë frontale 5 Megapixel e cila ofron imazhe të cilësisë së lartë dhe video 1080p. (PCWorld Albanian)


 

Nessun commento:

Posta un commento