Pagine

Healtbook, aplikacionit më i ri i iOS 8

Një nga të rejat e iOS 8 do të jetë edhe aplikacioni Healtbook, e menduar nga Apple për të monitoruar aktivitetet sportive dhe shëndetin e përdoruesit. Faqja e njohur 9to5Mac ka publikuar të gjitha informacionet për këtë aplikacion, që do të prezantohet zyrtarisht në Qershor dhe do të lëshohet sëbashku me iOS 8, gjatë vjeshtës.




Healtbook do të ketë një grafikë të ngjashme me atë të Passbook. Çdo kategori do të ketë një ngjyrë ndryshe, dhe do të jenë të organizuara sipas preferencave të përdoruesit. Healtbook do të ofrojë këta funksione:




  • Monitorim të të dhënave në lidhje me analizat e gjakut

  • Matje të rrahjeve të zemrës

  • Llogaritje të nivelit të hidratimit

  • Matje të presionit të gjakut

  • Monitorim të aktivitetit fizik

  • Mbajtje të dietës personale

  • Llogaritje të nivelit të sheqerit në gjak

  • Monitorim të gjumit

  • Matje të frekuencës së frymëmarrjes

  • Matje të ngopjes me oksigjen

  • Monitorim të peshës trupore




Funksioni Fitness:
Tre kategori të Healbook i dedikohen monitorimit të aktivitetit fizik: Activity, Weight dhe Nutrition. I pari do të llogarisë hapat dhe konumin në kCal. Seksioni qëndror do të monitorojë aktivitetin tonë duke krijuar grafikë në kohë reale që do të marrin formë ditë pas dite falë të dhënave që do të mblidhen automatikisht. Kategoria e dedikuar peshës do të punojë në këtë mënyrë. Mjafton të vendosim peshën tonë fillestare, gjatësinë dhe ndonjë informacion tjetër për të patur përqindjen e masës së dhjamit dhe një grafiku që do të përditësohet çdo ditë me peshën tonë të re, duke treguar kilet që do të humbasim. Ndërsa kategoria e dedikuar ushqimit, do na lejojë të shtojmë çdo gjë që hamë, për të llogaritur kcal që marrim.





Monitorimi i presionit të gjakut dhe frekuencës së frymëmarrjes:
Me anë të fotokamerës së iPhone mund të maten rrahjet e zemrës ndërsa presioni i gjakut do të matet në spital apo farmaci nëpërmjet mjeteve profesionale. Healtbook do të jetë në gjëndje të shpëtojë të dhënat dhe t'i kontrollojë gjatë kalimit të kohës për të parë të gjitha ndryshimet.


Analizat e gjakut, ngopja me oksigjen dhe niveli i sheqerit në gjak:
Këto karakteristika janë ndoshta edhe më të rëndësishmet. Mundësia për të shpëtuar të dhënat në lidhje me analizat e gjakur për t'i pasur ato gjithmonë me vete, do na kojtojnë se cila është dieta e duhur që duhet të ndjekim për të qënë gjithmonë mirë. Do të marrim kështu disa këshilla dhe mund të shpëtojmë të dhënat analizat e tjera duke bërë edhe një krahasim midis tyre. Mund edhe t'ia dërgojmë analizat tona me faks ose email mjekut që na kuron ose t'i marrim në telefonin tonë direkt nga laboratorët e analizave.





Ky aplikacion do të jetë gjithashtu në gjëndje të monitorojë edhe nivelin e oksigjenit në gjak. I domosdoshëm për të matur nivelin dhe cilësinë e frymëmarrjes. Me Healtbook mund të monitorojmë edhe nivelin e sheqerit në gjak (glukozë), i nevojshëm për diabetikët që mund të shpëtojnë të gjitha të dhënat nga matjet e ndryshme.


Matja e hidratimit dhe frymëmarrjes:
Matja e nivelit të hidratimit është shumë e rëndësishme, sidomos për atletët. Na lejon të kuptojmë nivelin e ujit në gjak dhe nevojë që kemi për të pirë. Frymëmarrja do të masë të dhënat për minutë për çdo individ, edhe ky aspekt do të jetë i nevojshëm për atletët pas një vrapimi të gjatë ose një aktiviteti fizik.





Monitorimi i gjumit:
Apple do të arrijë të monitorojë gjumin dhe cilësinë e këtij të fundit duke kuptuar se cilat janë orët e gjumit të thellë dhe gjumit të lehtë. Të flesh mirë të bën të ndihesh mirë dhe do të kemi disa statistika që mund të shohim se një aktivitet fizik i mirë dhe i vazhdueshëm do na bëjë të kemi një cilësi më të mirë të gjumit.





Këto ishin edhe detajet e aplikacionit Healtbook, që me shumë mundësi do ta shohim tek iOS 8. /iPhoneAlbania

Nessun commento:

Posta un commento