Pagine

Itali, në pranga 3 shqiptarë, sekuestrohen 2 ton drogë

Itali, në pranga 3 shqiptarë, sekuestrohen 2 ton drogëNë Rimini të Italisë sekuestrohen 2 ton marijuanë si dhe vihen në pranga 3 shqiptarë dhe një rumun. Në kuadër të operacionit të koduar “100%”, u bë i mundur bllokimi i kësaj sasie të madhe lënde narktotike.


Autoritetet italiane thonë se droga vinte nga Shqipëria dhe eshte transportuar përmes një skafi. Grupi kriminal ishte nën hetim për trafikimin e 100 kg kokainë dhe heroinë të sekuestruar gjatë shtatorit të vitit 2013.


Përgjimet telefonike kanë zbardhur faktin se grupi i strukturuar kriminal ishte duke pritur një sasi të madhe lënde narkotike. Komandanti i Guardia di Finanza për Riminin, Mario Venceslai, ka deklaruar se: “Tashmë kemi të bëjmë me një skenar të ri: Rimini nuk është më vend tranzit i sasive të vogla të drogës, por udhëkryq i vërtetë i drogës. Pjesë e kësaj organizate janë të rinj që jetojnë prej kohësh në Rimini, e njohin mirë territorin dhe kanë krijuar një model të ri të trafikimit e shpërndarjes së drogës.


Ata e trafikojnë, e përpunojnë dhe më pas e shpërndajnë. Kjo sasi kaq e madhe, e pabesueshme nuk mund të jetë e destinuar për tu trafikuar vetëm në Rimini, por në një pjesë të madhe të territorit italian”.

Nessun commento:

Posta un commento