Pagine

Mirjeta Behluli sekretarja e MPJ-së e gradon veten

Mirjeta Behluli sekretarja e MPJ-së e gradon vetenMinistri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, e ka në tavolinën e tij të punës një dosje me emrat e disa zyrtarëve të MPJ’së që para pak ditësh janë propozuar dhe vlerësuar për gradim, në mënyrë që ta vazhdojnë karrierën e tyre diplomatike nëpër misionet diplomatike të Kosovës.


Ministri ende nuk u ka dhënë atyre dritën jeshile pasi ka afat një muaj të mendojë për këtë gjë. Në fakt, disa prej emrave, deri para pak kohësh kanë qenë pjesë e stafit politik të kryediplomatit Hoxhaj. Megjithëkëtë, kjo nuk përbënë ndonjë shkelje të ligjeve, por shkelje po konsiderohet puna që ka bërë Komisioni për Gradime në Ministrinë e Jashtme që i ka bërë vlerësimet, raporton gazeta Tribuna.


Kjo pasi udhëheqës i komisionit ka qenë zyrtarja më e lartë e stafit civil në MPJ, u.d sekretarja Mirjeta Behluli, e cila në të njëjtën kohë ka qenë edhe subjekt i gradimit. Behluli e cila më 14 shkurt të këtij viti u bë e njohur për gjithë publikun përmes një postimi privat në Facebook nga Parisi gjatë kohës sa ishte atje zyrtarisht, si duket ia ka mësyrë Evropës për të shërbyer në një mision diplomatik që do t’i caktojë shefi i deritashëm i saj, ministri Hoxhaj.

Nessun commento:

Posta un commento