Pagine

Shoqëritë e sigurimeve,Certifikata e kontrollit teknik e makines nuk jepet pa paguar TPL

Shoqëritë e sigurimeve,Certifikata e kontrollit teknik e makines nuk jepet pa paguar TPLMinistria e Transportit dhe Infrastrukturës nenshkroi dje një marrëveshje me Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB), Byronë Shqiptare të Sigurimit (BSHS) si edhe me institucione të tjera përmes së cilës synohet që siguracioni i detyrueshëm i mjeteve motorike të jetë kushti, që zotëruesit e tyre të kryejnë kontrollin teknik.


“Dëshiroj të shpreh vlerësimin time për arritjen e kësaj marrëveshje sot, është një marrëveshje shumë e rëndësishme, shumë dimensionale. Së pari kontribon drejtëpërdrejtë në investimet që i duhen sistemit dhe institucioneve që meren me zbatimin e ligjit, me rritjen e treguesve të standarteve të qarkullimit në rrugët tona për të shpëtuar jetë njerëzish.


Trendi është pozitiv, të dhënat janë të sakta dhe tregojnë që ne po shkojmë drejt realizimit të atyre objektivave që ne planifikuam në programin tonë qeverisës që në fillim të tij për reduktimin me 20% të aksidenteve fatale në rrugë që në vitin e parë të qeverisjes.Së dyti shtron shumë qartë dimensionin e angazhimit të gjithë faktoreve të rëndësishëm në gjithë këtë përpjekje, që e kemi quajtur kombëtare pasi të gjithë institucionet së bashku mund të kenë një efektshmëri më të madhe në realizimin e objektivave që mbeten shpëtimi i jetës së njerëzve.” u shpreh Haxhinasto.


Nëpërmjet kësaj marrëveshje do të realizohet sigurimi i të gjithë përdoruesve të automjeteve, përpara regjistrimit të automjeteve në sistemin tonë nëpër drejtoritë e shërbimeve të transportit.


Një pikë tjetër e rëndësishme të kësaj marrëveshje janë ndarja e gjobave, për mjetet që nuk kanë siguracionin e detyrueshëm të mjeteve motorike, midis MPB-së dhe BSHS-së. Ndër të tjera, është rënë dakord, që shoqëritë e sigurimeve të vënë në dispozicion një shumë prej 3% të xhiros vjetore, e cila do të përdoret për sigurinë rrugore.

Nessun commento:

Posta un commento