Pagine

Si ta dalloni mjaltin e vërtetë

Mjalti është një ushqim natyral dhe i shëndetshëm, i cili përmban shumë minerale dhe vitamina, aminoacide dhe acide organike. Janë të pakta ushqimet që janë aq të shëndetshme dhe të shijshme sa mjalti.

E megjithatë, për shkak të abuzimeve me mjaltin e rrejshëm të filtruar, shumë njerëz nuk dinë ta dallojnë mjaltin e vërtetë.

Disa fakte mjaft të rëndësishme për mjaltin:

  1. Kristalizimi i mjaltit nuk është fenomen negativ por pozitiv, por për shkak të shijes së konsumatorëve, shumë prodhues e filtrojnë dhe përpunojnë mjaltin që ai të mbetët në gjendje të lëngët. Mjalti i cili kristalizohet është në të vërtetë mjaltë natyral.

  2. Mjalti cilësor i papasterizuar është përplot vitaminë D, minerale dhe antioksidant tjerë, si dhe enzima mjaft të dobishme.

  3. Për dallim prej qumështit dhe lëngjeve natyrale, mjalti nuk ka nevojë të pasterizohet për të qenë i sigurt për t’u konsumuar nga njerëzit. Në mënyrën industriale të mbushjes pasterizimi shfrytëzohet sepse zvogëlon mundësit e fermentimit dhe ndërpret kristalizimin/granulimin. Për t’u pasterizuar mjalti duhet të kalojë ngrohjen në temperaturë deri 71 gradë celsius dhe procedurën pas mbushjes së shpejtë të ftohjes së përshpejtuar. Pasi që e dimë që mjalti nuk preferohet të ngrohet, dhe as nuk lejohet me ligje të BE-së, që gjatë kristalizimit mjalti nuk ngrohet në temperaturë më të lartë se 40 gradë celsius, ndërsa ata që rekomandojnë 45 gradë celsius e më shumë do të duhej të studiojnë vetitë dhe rregulloret për kualitetin e mjaltit.

  4. Mjalti ka veti të lehta antibiotike dhe antibakteriale falë një enzime, të cilën e tajitin dhe “përtypin” bletët me nektarin. Kjo enzimë krijon peroksidin e hidrogjenit, i cili shkatërron bakteret e dëmshme (në mjaltin e pasterizuar kjo enzimë më nuk është i pranishëm). Prandaj edhe vendoset mjalti në plagë dhe vende të inflamuara.

  5. Foshnjave(deri në 14 muaj), që akoma nuk kanë të zhvilluar imunitetin, nuk do të duhej t’u jepej mjalti sepse në organizmin e tyre për shkak të mundësisë së pranisë baktereve, mund të shkaktojnë botulizmin.


 

Nessun commento:

Posta un commento