Pagine

Atifete Jahjaga: Kosova synon anëtarësimin në BE, NATO e OKB

Atifete Jahjaga: Kosova synon anëtarësimin në BE, NATO e OKBPresidentja e vendit, Atifete Jahjaga ka takuar në kuadër të punimeve të Forumit Ekonomik Botëror për Amerikën Latine presidenten e Kostarikës, Laura Chinchilla, presidentin Rikardo Martinelli të Panamasë dhe presidentin e Guatemalës, Perez Molina.


Jahjaga në bisedë me presidentin e Guatemalës, Perez Molina, theksoi se Kosova është shtet sovran dhe i pavarur, i pranuar ndërkombëtarisht, me synime të qarta për anëtarësim në BE, NATO, OKB.


Ajo tha se vazhdimi i konsolidimit ndërkombëtar të Kosovës është i rëndësishëm dhe njohja nga Guatemala do të ndihmonte jo vetëm Kosovën, por edhe të gjithë rajonin e Ballkanit.


Presidenti i Guatemalës, Pérez Molina ka theksuar se vendi i tij po përcjell me vëmendje zhvillimet në Kosovë dhe se do të shqyrtojë çështjen e njohjes së saj.


Presidentja Jahjaga gjatë ditës ka takuar edhe ministrin e Mjedisit të Perusë, Pulgar-Vidal Otalora, me të cilin bisedoi për zgjerimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme, posaçërisht në fushën e ekonomisë dhe të investimeve.


Duke e falënderuar ministrin për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Peruja, Jahjaga tha se ndihma e Perusë për konsolidimin e shtetësisë së Kosovës, posaçërisht në rajonin e Amerikës Qendrore dhe Jugore është me rëndësi të madhe.


Ministri Pulgar-Vidal Otalora shprehu gatishmërinë e tij dhe të qeverisë për të mbështetur Kosovën në procesin e konsolidimit të subjektivitetit ndërkombëtar, në anëtarësimin e saj në organizatat ndërkombëtare dhe njëkohësisht e i bëri ftesë zyrtare Presidentes Jahjaga për ta vizituar vendin e tij. /Telegrafi/

Nessun commento:

Posta un commento