Pagine

FIFA heton Realin dhe Atletikon

FIFA heton Realin dhe Atletikon Futbolli spanjoll është në qendër të vëmendjes së FIFA-s. Ndërkohë që ditën e mërkurë u bë publik dënimi ndaj Barcelonës, gazeta ‘AS’ zbulon se edhe Real Madrid e Atletico Madrid po hetohen për parregullsi me transferimet e futbollistëve minorenë.


Në rastin e klubeve madrilene hetimi ka nisur nga një iniciativë e FIFA-s dhe jo nga denoncimet, ashtu siç nisi në rastin e katalanasve, të cilët kanë apeluar dhe presin vendimin e Komisionit të Apelit të FIFA-s që përbëhet nga 14 anëtarë, vetëm 2 prej të cilëve europianë (njëri austriak dhe tjetri nga Ishujt Faroe).


Nëse edhe Komisioni i Apelit nuk rrëzon dënimin, Barcelona do i drejtohet një instance të tretë: Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv.


Barcelona nuk do të lejohet të blejë asnjë lojtar në merkaton e verës dhe atë të janarit pasi ka shkelur nenin 19 të rregullores së FIFA-s mbi blerjen e lojtarëve të huaj nën 18 vjeç.

Nessun commento:

Posta un commento