Pagine

Si te vendos rrotat me goma të dimrit në makinë

Kur bie borë është e udhës që t’i vendosni rrotat me goma të dimrit në makinë në rast se nuk dëshironi të ndodhin çudira. Por, a e keni bërë këtë vetë ndonjëherë? Nëse jo, atëherë ndërrimi i rrotave në makinë është një proces i thjeshtë nëse nuk ju pengon që të bëheni pak pis.


Hapi 1:
Gjeni një vend të rrafshët, sigurtë dhe të tharë. Sigurohuni që makina nuk do të lëvizë.


Hapi 2:
Bëni gati rrotat me goma të dimrit afër jush.


Hapi 3:
Hiqni kapakët e katër rrotave nëse i keni të vendosur.


Hapi 4:
Filloni të lironi bulonat në formë të zakonshme, pra kundër rrotullimit të orës. Këtë e bëni me ndihmën e qelësit. Mirëpo keni kujdes dhe mos i lironi deri në fund bulonat.


Hapi 5:
Vendosni krikun nën makinë. Sigurohuni që kriku është i vendosur saktësisht tek vendi special i bërë për këtë punë.


Hapi 6:
Silleni dorezën (manivelën) e krikut në mënyrë që makina të ngritet. Thjesht duhet të ngrini makinën derisa më goma të mos prekë në tokë. Rreth 20 centimetra lartësi mjafton për të larguar gomën.


Hapi 7:
Tani hiqni bulonat. Kujdesuni që t’i vendosni bulonat në një vend të sigurt dhe mos t’i humbisni.


Hapi 8:
Largojeni rrotën.


Hapi 9:
Vendosni rrotën me gomë të dimrit në vend.


Hapi 10:
Shtrëngoni bulonat me qelës në mënyrë të zakonshme, pra kah rrotullimi i orës. Shtrëngoni deri në masën që rrota të jetë e palëkundur, por jo deri në maksimum, pasi që përdorimi i forcës së tepërt mund të humb balancin e krikut që mban makinën lartë.


Hapi 11:
Uleni makinën në tokë duke sillur dorezën e krikut.


Hapi 12:
Tani shtrëngoni bulonat sa më shumë që mundeni me ndihmën sërish të qelësit.


Hapi 13:
Rivendosni kapakun e rrotës, nëse veç keni pasur në fillim.


Hapi 14:
Përsëritni procedurën edhe për gomat tjera, nga hapi 4 deri në 13.
Këshilla:




  • Gjithmonë ngrijeni frenën e dorës.

  • Gjithmonë filloni shtrëngimin e bulonave me dorë. Përndryshe, rrezikoni që të dëmtoni bulonat duke përdorur forcën me qelës.

  • Celësin për lirim apo shtrëngim të bulonave mund ta sillni duke e shtypur edhe me këmbë.


Shkupi 2014 sikur projektet hitleriane

Shkupi 2014 sikur projektet hitlerianeHistoriani i njohur kroat i artit dhe letërsisë, Zvonko Makoviq theksoi se projekti “Shkupi 2014” është i ngjashëm me ato të Hitlerit në Gjermani.


Historiani i njohur Makoviq, i cili thotë se disa vite ka analizuar fenomenin e Shkupit 2014, theksoi se pushteti në Maqedoni po ecën në gjurmë të rrezikshme të nacionalizmit, sikur ai gjerman gjatë periudhës së Hitlerit.


Ai këtë e theksoi gjatë debatit sot në Shkup me temën “Përmendoret dhe politike: Shkupi 2014, a është projekt kulturor apo politik ?”, që u organizua nga Fondacioni “Shoqëria e Hapur” dhe organizata Okno.


“Nuk bëhet fjalë për një projekt kulturor, por për projekt politik, që nuk ka aspak lidhje me artin, por edhe estetikën. Kjo që shohim është estetikë vulgare dhe një kiç, parasegjithash një kiç politik që tregon vullnetin e këtij pushteti, që realizoi këtë projekt politik duke mos përfillur opinionin profesional”, theksoi Makoviq, duke shtuar se ky projekt do të jetë i rrezikshëm dhe me pasoja të mëdha.


Sipas tij, për realizimin e projektit është përdorur një ideologji nacionaliste por edhe përfitime materialiste.


“Sigurisht se këtu dikush ka parë përfitimet e mëdha material. Ju nuk keni rrugë, trotuare për nxënësit dhe atëherë përse të ndërtohen këto objekte me paratë e juaja. Unë e studio ideologjinë e nacizmit dhe doktrinën e Hitlerit, e cila ka lënë mbrapa Gjermaninë, sepse ai pushtet i asaj kohe diktonte drejtpërdrejt se si do të duhej të dukej Gjermania”, nënvizon studiuesi kroat, Mikoviq. (INA)

Didier Drogb pensionohet në Romë

 Didier Drogb pensionohet në RomëSulmuesi nga Bregu i Fildishtë, Didier Drogba mund ta vazhdojë karrierën në futbollin italian.


Është skuadra nga kryeqyteti i Italisë, Roma që po tenton ta sjellë në Olimpico sulmuesin afrikan, kontrata e të cilit me Galatasarayn përfundon në qershor.


Drogba edhe pse 36 vjeçar vazhdon me paraqitje te fenomenale te Galatasary, ndërsa viteve të fundit ka qenë njëri ndër sulmuesit më të mirë në Evropë, ku në vitin 2012 e udhëheqi Chelsean drejt lavdisë evropiane.