Pagine

Revoltohen qytetarët e pejes, paralajmërojnë protestë masive, shkak vrasjet

Revoltohen qytetarët e pejes, paralajmërojnë protestë masive, shkak vrasjetNjë protestë masive deri në 15 mijë protestues pritet të mbahet të premten në Pejë. Kjo për arsye të pasigurisë dhe vrasjeve të shumta që po ndodhin në këtë komunë.


Arbër Taraku, njëri nga organizatorët e kësaj proteste ka thënë për “Zëri” se qytetarëve të komunës së Pejës iu është imponuar kjo protestë për shkak të pasigurisë së madhe në këtë komunë.


“Këtu po ndodhin vrasje të shumta dhe shteti nuk po reagon, ne jemi të shqetësuar si qytetarë të komunës së Pejës, dojmë me ditë se a jemi edhe ne pjesë e këtij shteti apo jo, a kujdeset dikush për sigurinë tonë apo jo”, ka thënë Taraku.


Sipas tij marshi protestues do të niset nga qendra e qytetit për të kaluar më pas tek prokuroria, policia dhe gjykata.


Taraku thotë se pritet të dalin deri në 15 mijë njerëz.


Ndërsa shton se në qoftë se nuk kanë ndonjë përgjigje nga Kryeministri i vendit, ministri i drejtësisë dhe ai i punëve të brendshme, protestat e tyre nuk do të ndalen./zeri/

A është e sigurtë banja e nxehtë për shtatëzënat?

 A është e sigurtë banja e nxehtë për shtatëzënat?Po, përderisa uji është i përafërt me temperaturën e trupit tuaj, nën 100 gradë. Nëse uji është shumë i nxehtë atëherë ju do të tej nxeheni dhe kjo rrit të rrahurat e zemrës, redukton qarkullimin e gjakut në fetus dhe potencialisht vendos stres në foshnjen tuaj.


Gjithçka e tej nxehur mund të dëmton qelizat e zhvillimit të foshnjes, sepse ju mund të freskoheni duke u djersitur ndërsa foshnja jo.


Është e rekomandueshme që të përdoren edhe vajrat e dushit dhe përderisa cerviku juaj është i mbyllur nuk ka rrezik që këto prodhime të dëmtojnë foshnjen tuaj.

Problemi i Barçës është Neymar

Problemi i Barçës është Neymar[esll id="64823987" description=""]


Një prej legjendave të Barcelonës, Johan Cruyff beson se Neymar është problemi më i madh sot për sot në “Camp Nou” dhe kjo si pasojë e pagës stratosferike që merr braziliani.


22-vjeçari u transferua nga Santosi në fillim të këtij sezoni dhe menjëherë u bë një nga lojtarët më të paguar, duke parakaluar edhe disa prej yjeve veteranë të blaugranave.


Për Cruyff, sulmuesi i ri nuk i ka treguar ende vlerat e vërteta, ndërkohë që disa prej shokëve të tij brenda skuadrës mund të jenë të pakënaqur për shkak të pagës që përfiton.


“Neymar është një problem te Barcelona. Ai mund të jetë një lojtar i madh dhe askush nuk e vë në diskutim, por nuk është normale që të marrësh një futbollist në moshën 21-vjeçare dhe ta paguash më shumë se të tjerët që kanë fituar gjithçka. Askush nuk mund të jetë Zoti në moshën 21-vjeçare. Përveç të tjerash, te Barça ndodhet lojtari më i mirë i botës dhe një djalosh 21-vjeçar nuk mund të jetë figura kryesore. Kjo është e pamundur në futboll. Ndoshta kur të jetë 26 vjeç po, por jo 21 vjeç”, është shprehur legjenda hollandeze.


Në lidhje me rezultatin e El Clasicos, legjenda holandeze deklaroi se që këtej e tutje, çdo ndeshje në La Liga do të jetë një finale për të tre pretendentët, Realin, Atleticon e Barcelonën.


[/esll]