Pagine

Siri: 146,065 të vrarë, prej tyre 7,796 fëmijë

Siri: 146,065 të vrarë, prej tyre 7,796 fëmijëGjatë tre viteve të luftës civile në Siri, numri i të vrarëve arrinë në mbi 146 mijë – ku 7, 796 prej tyre janë fëmijë


Raporti nga “Observatory” një grup anti qeveritar i cili monitoron situatën e dhunshme në tërë Sirinë, ofroi një grup të dhënash të reja për sa i përket rezultatit të përgjithshëm për luftën në këtë vend.


Që kur Organizata e kombeve të bashkuara doli me një numër prej 100,000 të vrarëve, në korrik të 2013 – thuhet se numri të ketë ndryshuar dukshëm.


Mirëpo, kjo pamje ka ndryshuar. Si duket kjo Organizatë, duke mos i besuar edhe aq burimeve të “Observatory”, tha që do të ndërpres marrjen e informatave – duke u fokusuar më shumë në nxjerrjen e të dhënave nga burime të ndryshme brenda Sirisë.


Ndërsa, një punojnës për “Observatory” – i cili është nga Britania e Madhe, thotë që të dhënat e fundit flasin për një numër prej 146,065 civil të vrarë, ku 7,796 prej tyre janë fëmijë.


UNICEF-i thotë me anë të një raporti se vetë gjatë këtij muaji 1.2 milion fëmijë kanë dalë nga Siria. Gjithashtu, kjo organizatë thekson që janë rreth 5.4 milion fëmijë sirian, brenda e jashtë vendit, të cilët kanë nevoj humanitare.BS

Nessun commento:

Posta un commento