Pagine

Kosova e Maqedonia me memorandum bashkëpunimi për qasje në dokumentet publike

Kosova e Maqedonia me memorandum bashkëpunimi për qasje në dokumentet publikeZyra për Komunikim me Publikun e Zyrës së Kryeministrit të Republikës së Kosovës dhe Komisioni për mbrojtjen e të drejtës për qasje të lirë në informacione me karakter publik i Republikës së Maqedonisë kanë nënshkruar sot memorandumin e bashkëpunimit në lëmin e mbrojtjes të së drejtës për qasje të lirë në informacione me karakter publik.


Në emër të Zyrës së Kryeministrit të Kosovës, marrëveshjen e ka nënshkruar Drejtori i Zyrës për Komunikim me Publikun, Arianit Bytyçi, ndërsa në emër të Komisionit për mbrojtjen e të drejtës për qasje të lirë në informacione me karakter publik i Republikës së Maqedonisë, marrëveshjen e ka nënshkruar zëvendësdrejtori i këtij komisioni, Blerim Iseni.


Palët nënshkruese janë dakorduar që në përputhje me legjislacionet respektive nacionale të realizojnë bashkëpunim në lëmin e të drejtës për qasje të lirë në informacione me karakter publik.


Bashkëpunimi do të realizohet nëpërmjet konsultimeve dhe koordinimit të ndihmës teknike dhe administrative.

Hashim Thaçi ‘hesht’ për çështjen e Tribunalit

Hashim Thaçi ‘hesht’ për çështjen e TribunalitKryeministri i vendit, Hashim Thaçi nuk ka dashur të merret shumë me çështjen aktuale, atë të Tribunalit për UÇK-në.


Ai tha se dje gjatë takimit që kisthe me liderët e partive politike është diskutuar për tranzicionin e EULEX-it. Sipas tij, kjo çështje është përgjegjësi e gjithë spektrit kosovar.


“Tash ka ardhur koha për letërkëmbimin në mes të institucioneve të Kosovës dhe Bashkimit Evropian.
Kosova për çdo sfidë është e gatshme të përballet me sistemin e vet të drejtësisë me mbështetjen e plotë ndërkombëtare”, ka deklaruar Thaçi.

Raporti i BERZH, Rama: Duhet ndërveprim për t’i dhënë fund tranzicionit

Raporti i BERZH, Rama: Duhet ndërveprim për t'i dhënë fund tranzicionitPublikohet në Tiranë raporti i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për Shqipërinë. Në fjalën e tij, kryeministri Edi Rama pasi e cilësoi raportin e BERZH-it si të shkëlqyer theksoi se gjetjet e tij janë mjaft të nevojshme për politikbërësit.


“Është një raport i shkëlqyer për të gjithë ata që duan të kuptojë më shumë trazicionin dhe sfidat e vendeve që kanë kaluar apo kalojnë përmes trazicionit. Ky raport ka gjetje shumë interesante që i vlejnë politikbërësit, i vlejnë donatorëve, i vlejnë aktorëve të angazhuar në marrëdhëniet birateriale. Këto janë periudha ku gjithë sistemet e vlerave bien kur kulturat ndoshta të mbetura larg në hapësirë zbulohen. Janë periudha të cilat kanë një tendencë për të imituar më tepër se për të vepruar qartë” tha Rama.


Gjithashtu Rama theksoi se duhet ndërveprim për t`i dhënë fund një trazicioni i cili në Shqipëri vijon të mbetet ende.


“Duhet vetëdije dhe ndërveprim sepse sfidat e trazicionit janë aq të shumëfishta dhe aq të ndërlidhura sa nuk mund të adresohen pa ndërveprim. Dhe këto janë dy fjalë kyçe që sot e gjithë ditën na mendojmë të reflektojmë dhe të flasim qartë për sfidat e trazicionit.


Ne jemi të vendosur që ti bëjmë të dyja, të plasim qartë dhe të ndërveprojmë qoftë edhe brenda nesh duke u përpjekur të kurojmë një sëmundje kronike të procesit qeverisës në shqipëri që është mungesa e plotë e ndërveprimit të brendshëm, qoftë edhe mes nesh dhe organizatave ndërkombëtare dhe partnerëve tanë politik dhe ekonomik në ëmnyrë që përmes ndërveprimit t`i japim vetes instrumenta realë dhe konkretë shumë herë më efikas për ta ndryshaur realitetin e përditshëm të Shqipërisë dhe për ti dhënë fund një trazicioni që vazhdon në formën e një përpjekje për të integruar Shqipërinë në Bashkimin Europian duke i dhënë fund një faze të ndërmjeteshme mes përkatësisë së një botë që nuk ekziston më dhe të një përpjekje për të hyrë në botë kur ende nuk jemi.


Për t`i dhënë fund një trazicioni në kulturën tonë të komunikimit, të vendimmarrjes, të qeverisjes duke folur qartë dhe duke verpuar” shtoi Rama.


Kryeministri shtoi më tej se raporti i BERZH-it përban informacion dhe orientime shumë të vlefshme për të kuptuar trazicionin dhe për të kuptuar disa gjëra të thjeshta por që kanë munguar.


“Problemi ynë sot është identifikimi dhe zhvillimi i bruimeve të rritjes. Ne kemi ardhur deri para pak kohësh me dy burime rritje ekonomike që nuk i kemi më, dërgesat e emigrantëve që kanë zënë një vend themelor në prodhimin tonë të brendshëm dhe bumin në ndërtime. Të dyja këto nuk vlejnë më si burime të rritjes ekonomike. Dërgesat e emigrantëve janë në rënie të vazhdueshme dhe bumi i ndërtimeve është i tejkaluar por ne kemi një burim rrijte tek energjia nëse zhvillojmë një model të ri dhe demokratik por njëkohëshi funksional te tregu i energjisë, nafta dhe mineralet” shtoi Rama.


Ndërsa përfaqësuesi i BERZH-it, Erik Bergolf kërkoi nga qeveria të përmirësoj klimën për biznesin pasi është shumë e rëndësishme për zhvillimin e vendit.

Edhe koalat mund të bëjnë ‘selfie’

Edhe koalat mund të bëjnë ‘selfie’Ato janë një ndër kafshët më përfaqësuese të Australisë dhe përdoren shpesh nga vizitorët, të cilët bëjnë fotografi gjatë vizitave të tyre në kopshtin zoologjik.


Por tani duket se koalat i kanë marrë gjërat “në putrat e tyre”. Tre koala, të quajtura Bruce, Aaron dhe Bill, që jetojnë në Kopshtin Zoologjik “Wild Life” në Sidnei, i kanë bërë foto vetes, teksa po përtypnin gjethe ekualipti.


Një sensor lëvizjeje e lejon aparatin fotografik që “të dijë” kur subjekti ndodhet i pozicionuar saktë përpara kamerës dhe bën që të shkrepen automatikisht tre fotografi. Kjo do të thotë se koalat ishin të afta që t’i bënin foto vetes, në momentin kur ndodheshin para lenteve të aparatit, i cili ishte i pozicionuar në një nga degët e pemës.


Tre koalat treguan se nuk kishin aspak turp para kamerave. Ato dukeshin të mahnitura nga aparatit dhe bënë poza të këndshme.

Kosovës i kërkohet të miratojë Tribunalin për krime lufte

Kosovës i kërkohet të miratojë Tribunalin për krime luftePërfaqësues amerikanë dhe evropianë janë vënë në aktivitete diplomatike për të bindur autoritetet e Kosovës që të miratojnë themelimin e një Tribunali apo Gjykatë Speciale për të hetuar dhe gjykuar rastet e dyshuara për krime lufte.


Në këtë funksion është realizuar edhe vizita e Drejtorit të Departamentit të shtetit të Zyrës për Çështjet e Evropës Qendrore dhe Jugore, Jonathan Moore në Prishtinë.


Ai, i shoqëruar nga ambasadorja amerikane, Tracey Ann Jacobson, ka zhvilluar takime me udhëheqësit e institucioneve dhe ata të partive politike si dhe përfaqësuesit ndërkombëtar në Kosovë.


Një bisedë në lidhje me Tribunalin, diplomati Moore ka zhvilluar përmes telefonit edhe me presidenten Atifete Jahjaga e cila ndodhet në Shtete e Bashkuara.


Në komunikatën e presidentes Jahjaga thuhet se institucionet e Kosovës kanë treguar gatishmërinë e tyre për të bashkëpunuar me partnerët ndërkombëtarë dhe se ky proces, i themelimit të Tribunalit, do të përqendrohet në individë dhe nuk është gjykim i përpjekjeve të përbashkëta të vendit për çlirim.


Jonathan Moore, gjatë një interviste për Televizionin Publik të Kosovës ka deklaruar se krijimi i një Tribunali është një proces shumë i rëndësishëm.


“Mund të themi se është një proces shumë i rëndësishëm. Formati tash po vendoset për të themeluar një Gjykatë kosovare dhe puna e saj do të kryhet jashtë Kosovës ku do të trajtohen supozimet e bëra. Pretendimet në raportin e Dick Martyt, janë unike dhe ato nuk aplikohen për ngjarjet që kanë ndodhur gjatë konfliktit dhe për këtë duhet të trajtohen jashtë”, ka thënë Moore.


Takimet me liderët vendor, Moore i ka zhvilluar në Ambasadën Amerikane në Prishtinë prapa dyerve të mbyllura. Ndërkaq në reagimet e tyre udhëheqësit e Kosovës, ndonëse janë shprehur të përmbajtur, kanë theksuar edhe nevojën e koordinimeve politike me faktorin ndërkombëtar.


Kryeministri Hashim Thaçi ka thënë se Kosova ka qenë me fat që këto 15 vitet e fundit sistemi i drejtësisë ishte i udhëhequr prej ndërkombëtarëve.


Për tetë vite me radhë është udhëhequr nga Kombet e Bashkuara dhe tash e gjashtë vjet prej misionit të EULEX-it, ka thënë Thaçi.


“Tash ka ardhur koha dhe do të kemi letërkëmbimin mes institucioneve të Kosovës dhe BE-së, një letërkëmbim që do të përcaktohet qartë që Kosova ka tash kapacitetet e saja të plota për të udhëhequr sistemin e drejtësisë në kuptimin e mandatit ekzekutiv, ndërsa roli i Misionit të BE-së do të jetë më tepër mbështetës dhe konsultativ”, ka deklaruar Thaçi, duke mos dashur të përgjigjet drejtpërdrejtë në lidhje me Tribunalin.


“E ritheksoj se Kosova është e gatshme që për çdo sfidë të përballet në sistemin e vet të drejtësisë, me mbështetje të plotë ndërkombëtare”, është shprehur Thaçi.


Ndërkohë, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka deklaruar se ende nuk i ka të njohura të gjitha detajet e themelimit të kësaj gjykate speciale.


Pas një takimi që zhvilloi me kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, i cili po qëndron sot për vizitë në Kosovë, Krasniqi ka deklaruar se Kuvendi do të merret me çështjen e Tribunalit kur të ketë një kërkesë zyrtare.


“Si institucion do të kërkojmë më shumë detaje rreth kësaj kërkese për të krijuar një gjykatë, por deri më tani nuk kemi asnjë dokument zyrtarë për të cilin do të flisnim dhe për të cilin do t’i hapnim rrugën në Kuvend”, ka theksuar Krasniqi.


Në anën tjetër, kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta ka thënë se kur flitet për luftën e fundit në territorin e ish- Jugosllavisë dihet botërisht se kush ka bërë gjenocid në Bosnjë e Hercegovinë, Kroaci dhe Kosovë.


“Sa i takon luftës së popullit të Kosovës dihet botërisht që populli i Kosovës nuk ka sulmuar askënd, dihet botërisht që ata që ushtruan gjenocid në Bosnje, Kroaci ushtruan gjenocid edhe në Kosovë”, ka thënë Meta.


Gjatë ditës, diplomati amerikan Jonathan Moore dhe ambasadorja Tracey Jacobson kanë zhvilluar një takim të ndarë edhe me liderin opozitar, Isa Mustafa, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës.


Përmes rrjetit social Twitter, ambasadorja Jacobson ka shkruar se takimi ka qenë produktiv dhe konstruktiv.


Zyrtarët amerikanë, sipas informacioneve që mund të bëhen publike, po i takojnë liderët politikë në Kosovë dhe përfaqësues të shoqërisë civile, për t’ua shpjeguar atyre rëndësinë që ka votimi në parlament i krijimit të gjykatës që do t’i gjykonte krimet e pretenduara se janë kryer nga UÇK-ja e të cilat janë përshkruar në raportin e Dick Martyt.


Ndërkaq në rrethanat kur Kuvendi i Kosovës, eventualisht do të dështonte të votonte themelimin e kësaj gjykata, atëherë çështja automatikisht do të kalonte në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ku do të hapej rruga e krijimit të gjykatës në bazë të Rezolutës 1244 me një deklaratë të këshillit.


Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sipas përfaqësuesve të Kosovës e kanë thënë qartë se nuk duan që krijimi i gjykatës të ndodhë nëpërmjet Këshillit të Sigurimit pasi që një veprim i tillë konsiderohet se do ta dëmtonte shtetësinë e Kosovës./rel/

Shpend Ahmeti prezantoi punën 100 ditëshe

Shpend Ahmeti prezantoi punën 100 ditësheKryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, në mesin e të arriturave gjatë qeverisjes së tij në 100 ditë, ka përmendur transparencën në punësim dhe buxhetin e komunës.


Ai tha se në komunë është instaluar rendi dhe ligji. Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti tha se deri tani janë zhvilluar mijëra takime me qytetarë dhe se asnjë kërkesë e tyre nuk ka hasur në vesh të shurdhër.


Ahmeti, ka vlerësuar se në fushatën e tij, ai i ka dhënë 12 zotime, dhe se sipas tij, në të gjitha është filluar të punohet.

Vritet fotoreporterja gjermane në Afganistan

Vritet fotoreporterja gjermane në AfganistanZyrtarët afganë thonë se një polic qëlloi dy gazetare të huaja sot, duke vrarë njerën dhe duke plagosur tjetrën, në prag të zgjedhjeve presidenciale të vendit.


Autoritetet thonë se polici është arrestuar. Motivi i sulmit ende nuk dihet.


Gazetarja e qëlluar për vdekje u identifikua si 48-vjeçarja Anja Niedringhaus, fotoreportere gjermane. Gazetarja e plagosur është Kathy Gannon që punon për agjencinë Associated Press.


Incidenti, në prag të zgjedhjeve presidenciale, ndodhi brenda një rajoni policie në provincën Khost, në afërsi të kufirit me Pakistanin.


Grupi Taleban ka thënë se do të përdorë dhunë për të penguar zhvillimin e zgjedhjeve.


Ky ishte sulmi i tretë vdekjeprurës kundër gazetarëve në tri javët e fundit ndërsa është shtuar dhuna në prag të zgjedhjeve kombëtare dhe lokale të së shtunës.

AP: Tribunali 170 milionësh nis punën vitin e ardhshëm

AP: Tribunali 170 milionësh nis punën vitin e ardhshëmAgjencia amerikane e lajmeve, Associated Press raporton se Bashkimi Evropian do të krijojë Tribunalin që do të merrej me krimet e supozuara të UCK-së, në vitet 1998-99. Një zyrtar i lartë evropian i ka thënë AP-së se gjykimet do të nisin vitin e ardhshëm dhe se me autoritetet lokale ende po diskutohet për rregullat që do të ketë.


Tribunal do ta ketë selinë në Kosovë, por dëshimtarët do të japin dëshmitë e tyre në Holandë. Krijimi i tij do të kushtojë 170 milionë Euro dhe ai e ka përkrahjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, raporton KTV.


“Ne po kërkojmë një gjykatë që përbëhet vetëm nga ndërkombëtarët dhe një panel të apelit të përbërë vetëm nga ndërkombëtarët. Procedurat duhet të bëhen jashtë Kosovës. Është mënyra e vetme që të jetë proces kredibil”, ka thënë zyrari i BE-së.

Ananasi, një tretës ushqimor natyral

Ka ngjyrën e diellit, një aromë të parezistueshme, përmban një enzimë e cila ka efekte të fuqishme për stomakun. Por është më mirë ta konsumojmë të freskët, sepse në kuti apo komposto, humbet shumë veti.

Thuhet se ka ardhur në Evropë pasi është zbuluar Amerika. Ananasi u spikat në një mozaik, në mes të një kanistre me fruta, në epokën romake. Emri i tij derivon nga “Nana nana”, që do të thotë “aroma e aromave”, në gjuhën indi Guarani. Në këtë gjuhë ka kuptimin: aromë, pasuri, i parezistueshëm për kolibrat, nga këtu është pjalmuar. Në të vërtetë është një frutë “false”, pasi është një bashkim frutash, e cila ka marrë formën e një pishe.

Një peshtaf me fryte të shëndetshme
Prej kohësh, të lindurit e Amerikës jugore i shmangen shërimeve me kura dhe përdorin lëngun e ananasit, për stimulimet e tretjes së ushqimit dhe për të mbajtur lëkurën e freskët.
Mjekësia kineze, transmeton Telegrafi, e këshillon për kurimin e djegieve nga dielli, për të kundërshtuar mostretjen e ushqimit dhe fituar dizenterinë. Në këtë mijëvjeçarin e fundit, shkenca ka arritur të konfirmojë, atë që shekuj me eksperiencë kishin evidentuar për të na dhënë një shpjegim racional: virtyteve të shëndetit nga ananasi, u duhej prezenca e mjaftueshme e një enzime të tretjes, bromelina.

Së bashku me papainën, një tjetër enzimë e cila ndodhet tek ananasi, bromelina është efikase në tretjen e proteinave, mjafton një gram për të tretur një kilogramë substancë proteinike!

Ananasi përdoret edhe për të plotësuar mungesën e yndyrave, për kompletimin e vitaminave, për raportin e mirë të kaliumit dhe mjaftueshmërinë e natriumit. Me vetëm 40 kalori për 100 g, është një ushqim jashtëzakonisht i lehtë, perfekt për kë është në luftë për dobësim.
Ananasi ul ndjeshëm celulitet te femrat dhe ndihmon gjithashtu për të rënë nga pesha. Por kujdes, ananasi jo shumë i pjekur përmban shumë vitaminë C dhe ndihmon në këtë rast në hapjen e oreksit.

Çfarë ka në 100 gr ananas të freskët?

Energji (Kcal) 40, Ujë (g), 86,4, Proteina (g), 0,5 , Yndyrna (g) 0, Glukozë (g) 10,0, Fibra (g) 1,0, Natrium (mg) 2, Kalium (mg) 250, Hekur (mg) 0,5 , Kalcium (mg) 17, Vitaminë A (mcg) 7, Vitaminë A (mcg) 7, Vitaminë C (mg) 17

Të verdhë ose jeshil janë njësoj
Në kuzhinë, ananasi është perfekt si salcë në mikser, për të shoqëruar mishrat. Bëjeni marinadë lëngun e ananasit, e cila shërben për zbutjen dhe tretjen, duke u dhënë atyre një shije të mrekullueshme. Ananasi duhet të konsumohet i freskët, sepse i konservuar humbet bromelinën. Duhet edhe të jetë i pjekur mirë: fatkeqësisht, ngjyra e pishës nuk na ndihmon në dallimin e pjekjes së frutit, nëse ka ngjyrë të verdhë mund të jetë i pjekur sikurse edhe me ngjyrë jeshile. Kështu mundësia e fundit për ta dalluar mbetet aroma, duke kontrolluar edhe mungesën e pikave dhe gjethet që duhet të mos jenë vyshkur.

Të mësojmë pak më shumë

  • Bromelina është shumë efikase në kurimin e disa stadeve të mahisjeve të lokalizuara të lëkurës. Në këtë kuptim, ananasi është një përbërës ideal për të luftuar celulitin, falë prioritetit kundërmahisës të lëkurës.

  • Ekstrakti i ananasit është i këshillueshëm për problemet e këmbëve, bromelina duket efikase edhe në mpiksjen ose koagulimin e gjakut (trombet). Nga llogaritjet e rregullta të disa recetave indiane, rezulton se nga 20 përqind deri në 2 përqind incidente vdekjesh nga trombozat kardiovaskulare, mund të shmangen falë aksionit dhe stimulit që kjo enzimë sjell në rregullimin e plazmës, substancë hematome që krijon koagulimin.

  • Për përmbajtjen e mirë të natriumit dhe mjaftueshmërinë e kaliumit, ananasi bëhet i nevojshëm, për të mbajtur nën kontroll hipertensionin.

  • Disa studime të rëndësishme, theksojnë që mund të ketë edhe efekt antitumorial.

  • Ananasi është fruti që ndihmon në forcimin e kockave, në përmirësimin e gjendjes shëndetësore gjatë gripit, si dhe ndihmon në parandalimin e problemeve dhe ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

  • Ananasi është një mik i mrekullueshëm edhe për gjetjen e qetësisë dhe humorit.

  • Përgjithësisht shumë i toleruar nga të gjithë, ananasi mund të bëjë reaksion me disa antibiotikë, në veçanti me tetraciklinën dhe amoksicilinën. Duhet të ketë parasysh, ai që i përdor këto kura ilaçesh, për të evituar konsumimin e ananasit në periudhën e përdorimit të ilaçeve.

  • Një studim nga Universiteti i Nju Jorkut ka zbuluar se konsumimi i ananasit është i mirë për shëndetin oral dhe se zvogëlon gingivitin dhe sëmundjen periodentale.


 

Erick Thohir konfirmon qëndrimin e Mazarrit

 Erick Thohir konfirmon qëndrimin e MazarritPronari i Interit, Erick Thohir ka konfirmuar trajnerin Valter Mazzarri pas spekulimeve të fundit se ai rrezikon të shkarkohet pas serisë së rezultateve negative në Serie A. Biznesmeni nga Indonezia ka shfaqur mbështetjen e tij për strategun italian, nëpërmjet një sms-i të dërguar nga Xhakarta.


“Vazhdojmë përpara së bashku duke programuar sezonin e ri duke marr parasysh se me gjendjen aktuale do të shkojmë në Europa League”, shkruante në sms-ën e dërguar nga Thohir, të publikuar nga e përditshmja sportive italiane Gazzetta dello Sport.


Mazzarri ka qenë në dyshim pas serisë së rezultateve të dobëta të zikaltërve që në ndeshjen e barazuar 2:2 në transfertë ndaj Livornos edhe pse ishin në avantazh 2:0 pas pjesës së parë.
Tpohir ka folur edhe për të ardhmen e disa lojtarëve:


“Në fund të sezonit do të flasim me futbollistët dhe me trajnerin. Kur flasim për ndërtimin e Interit duhet ta bëjmë sa më parë sepse ka për të filluar botërori në Brazil”


Më pas ai foli edhe për problemet e skuadrës: “në Livorno ka pasur gabime nga disa lojtarë. Duhet të rikthehemi të tregojë lojën tonë më të mirë për të fituar pikë. Kemi një tjetër ndeshje nesër dhe do të ketë shumë presion” përfundoi intervistën e tij presidenti I Interit. Zikaltrit nesër do të përballen me Bolonjën. Ndërsa ndodhen në vendin e pestë në tabelën e klasifikimit me 49 pikë.

Real Madridi mbetet pa Ronaldon

Real Madridi mbetet pa RonaldonCarlo Ancelotti, trajner i Real Madrdit, ka konfirmuar se Cristiano Ronaldo nuk do të luaj në ndeshjen ndaj Real Sociedad.


i Real Madridit, Carlo Ancelotti nuk do të mund të llogaritë në shërbimet e Cristiano Ronaldos për ndeshjen e radhës ndaj Real Sociedadit.


Ylli portugez, i cili në ndeshjen ndaj Borussia Dortmundit ishte zëvendësuar në minutën e 80-të, nuk ka stërvitur fare me skuadrën madrilen para ndeshjes të së shtunës.


“Me Cristianon vendosëm bashkërisht që të pushojë sepse është i lodhur dhe kështu duhet të shmangim çdo rrezik të mundshëm”, deklaroi Ancelotti në konferencë për shtyp.


Do të qëndrojë në shtëpi për të vazhduar stërvitjen, kemi ndeshje të rëndësishme përpara dhe duhet të jetë gati dhe më i freskët për të martën”, shtoi ai.

Reklama tronditëse që tregon fuqinë e makijazhit

Reklama tronditëse që tregon fuqinë e makijazhitReklamat e bukurisë priren të jenë false dhe shpesh jo realiste, duke i reklamuar produktet e firmave të ndryshme si pluhur magjik të projektuar për t`i bërë vajzat princesha. Tani, një sër videosh nga Dermabled (një markë e njohur për produktet e makijazhit që mbulojnë defektet) refuzon të pretendojë se realiteti është aq i thjeshtë.


Videot tregojnë dy femra të reja, të cilat vuajnë nga probleme të vazhdueshme të lëkurës. Cheri Lindsay vuan nga një sëmundje e pigmentit të lëkurës, që filloi t`i shpërndahej në lëkurë gjatë viteve të kolegjit Cassandra Bankson vuan nga aknet që prej klasës së tretë.


Vajzat pozojnë në një sfond të zi dhe prezantojnë fytyrën e tyre të bërë me makijazh, më pas e pastrojnë atë duke treguar problemet e vërteta. Cheri shprehet se problemi i filloi 3 vite më parë dhe se fillimisht ajo ishte e shokuar. Ajo zgjodhi një alternativë për t`ia dalë mbanë me një fytyrë gjysmë të bardhë dhe gjysmë me ngjyrë.


Cassandra nga ana tjetër shprehet se vitet e shkollës kanë qenë të vështira për të dhe se e tallnin shpesh. “Kur gjyshi im po vdiste, ai ishte bota për mua, më thanë se ishte diçka e mirë që po vdiste, pasi kështu s`do të mund ta shihte më fytyrën time. Kur dëgjon gjëra të tilla çdo ditë, është e vështirë ta duash veten” tregon Cassandra.


Reklama tregon sesa i fuqishëm është funksioni i makijazhit për të mbuluar defekte. Çfarë po përpiqen të thonë Cassandra dhe Cheri është se vetja e tyre e vërtetë janë ato, personaliteti i tyre i përgjithshëm dhe jo vetëm fytyra.


Watch this video on YouTube.


Watch this video on YouTube.

Banka Qendrore Europiane nuk ndryshon interesat

Banka Qendrore Europiane nuk ndryshon interesatBanka Qendrore Europiane (BQE), i ka mbajtur të pandryshuara normat e interesit dhe nuk ofroi mbështetje për rimëkëmbjen e brishtë të Eurozonës, pavarësisht rënies së inflacionit në nivelin më të ulët në 4 vitet e fundit.


Në kohët e fundit politikëbërësit kanë shfaqur gatishmërinë për të ulur normat e interesit nën zero dhe në mënyrë efektive kanë akuzuar bankat se nuk po lehtësojnë kushtet e kreditimit. Megjithatë, në konferencën për mediat, Presidenti Mario Draghi nuk përjashtoi mundësinë e blerjes së bonove, ashtu si ka vepruar Britania, Shtetet e Bashkuara dhe Japonia.


Madje një pjesë e vogël e investitorëve parashikonin se norma bazë e interesit do të ulej në 0.1 për qind. “Rimëkëmbja e ekonomisë në Eurozonë do të vazhdojë gradualisht, pavarësisht hapit të ngadaltë të zgjerimit. Sa i përket inflacionit të ulët, banka po vlerëson masën e kërcënimit të deflacionit dhe është e gatshme të ndërhyjë në treg”, deklaroi Draghi.


Raportet e publikuaratreguan se inflacioni në 18 vendet e Eurozonës ra në 0.5 për qind, por kjo rënie sipas Draghit, ishte e pamjaftueshme për veprim të menjëhershëm, pavarësisht shqetësimeve të ekonomistëve se blloku rrezikon të bjerë në një spirale të rënies së çmimeve dhe rritjes së dobët ekonomike.

Investitorët italianë mirëpresin zonat e lira ekonomike

Investitorët italianë mirëpresin zonat e lira ekonomikeKryetari i Odës Ekonomike Italiane në Kosovë (OEIK), Hamdi Muhameti, në intervistë për Tribuna ka vlerësuar se krijimi i Zonave të Lira Ekonomike në tri komunat e Kosovës, Gjakovë, Mitrovicë dhe Prizren, është një ndër vendimet më të qëlluara të Qeverisë së Kosovës, si për përmirësimin e ambientit të biznesit vendor ashtu edhe për investimet e përbashkëta me investitorët e huaj, përkatësisht ata italianë


Situata aktuale në Kosovë është e pafavorshme për investitorët e huaj për realizimin e projekteve afatgjate në Kosovë. Ata i kanë varur shpresat te zonat e lira ekonomike. Kështu vlerëson kryetari i Odës Ekonomike Italiane të Kosovës (OEIK), Hamdi Muhameti, në intervistë për Tribuna, i cili ka porositur institucionet e vendit që të formojnë një grup ekspertësh për të hartuar dhe definuar një planprogram dhe strategji për ekonominë kosovare.


Ai thotë se interesimi i bizneseve italiane është konkret dhe i vazhdueshëm. Muhameti thotë se bizneset italiane kanë mirëpritur vendimin e Qeverisë së Kosovës për krijimin e tri zonave të lira ekonomike.


“Krijimi i zonës së lirë ekonomike në tri komunat e Kosovës, Gjakovë, Mitrovicë dhe Prizren, është një ndër vendimet më të qëlluara të Qeverisë së Kosovës, si për përmirësimin e ambientit të biznesit vendor, por edhe për investimet e përbashkëta me investitorët e huaj, përkatësisht ata italianë”, theksoi Muhameti.

Vendosi të vdiste për të shpëtuar foshnjën që kishte në bark

Vendosi të vdiste për të shpëtuar foshnjën që kishte në bark Kur Elizabeth Joice zbuloi se ishte shtatzënë, ajo dhe bashkëshorti Maks ishin të ekzaltuar. Mjekët i kishin thënë se kjo nuk do të ndodhte kurrë për shkak të kimioterapisë që Elizabeth kishte bërë në vitin 2010 për të mundur kancerin.


“Dukej një mrekulli, tregon bashkëshorti i Elizabeth. – Kjo ishte gjëja më e rëndësishme në jetën e saj”.Por pasi kaloi edhe një muaj nga shtatzënia, kanceri u kthye sërish në trupin e Elizabeth.


ElizabethMjektë arritën të hiqnin një pjesë të tumorit në trupin e saj, por për ta luftuar deri në fund atë ishin të nevojshme rreze, të cilat nëse do të kryheshin, do të rezultonin fatale për fetusin që rritej në trupin e saj.


Duhet të vendoste: ose do të ndërpriste shtatzëninë për t’ju nënshtruar kimioterapisë, ose të vazhdonte shtatzëninë duke hequr dore nga informacioni rreth gjendjes së tumorit që gjendej në trupin e saj.


Dhe Elisazbeth vendosi të sillte në jetë fëmijën e saj, pavarësisht çmimit që do t’i duhej të paguante. Ata kontaktuan një regjisor i cili bëri një dokumentar me të gjitha fazat e shtatzënisë dhe gjithë historinë e jetës së Elizabeth.


Elizabeth1Lily Joice, vajza e saj lindi 6 javë më herët. Pas lindjes së foshnjës, mjekët zbuluan se kanceri kishte pushtuar zemrën, barkun dhe legenin e Elizabeth. Ajo vdiq në spital 1 muaj më vonë, ishte 36 vjeçe.


“Pavarësisht të gjithave, ajo ishte kaq optimiste, e fortë dhe plot me vullnet për të ecur përballë çdo lloj dhimbjeje vetëm që ta sillte në jetë këtë fëmijë”, tregon bashkëshorti Max.


Watch this video on YouTube.

Tronditet politika në Greqi

Tronditet politika në GreqiKrahu i djathtë i kryeministrit grek dhe njëkohësisht sekretari i përgjithshëm i kabinetit Samaras, Dhimitris Baltakos, ka dhënë dorëheqjen pas publikimit të një videoje në të cilën ai duket se bisedon dhe i jep këshilla zëdhënësit dhe numrit dy të partisë neonaziste Agimi i Artë, Ilias Kasidhiaris, në lidhje me çëshjen e hapur penale ndaj deputetëve të kësaj partie.


Madje, në video ai lë përshtypjen më shumë të një këshilltari të neonazistëve, duke bërë dhe aludime të rënda ndaj kryeministrit Samaras, ministrit të Drejtësisë dhe atij të Rendit.


Ndërsa ka mësuar lajmin, vetë numri një i qeverisë greke ka deklaruar se megjithëse nuk është në dijeni të çështjes, nëse faktet janë të tilla, Baltakos nuk ka vend në qeveri.


Materiali filmik është paraqitur në sallën e Parlamentit, kur trupa po diskutonte pikërisht për heqjen e imunitetit të pesë deputetëve të tjerë të AA, në mënyrë që të fillojë proces hetimor edhe për ta, me akuzat për pjesëmarrje dhe veprimtari në një organizatë kriminale.


Ilias Kasidhiaris, pasi ka dorëzuar videon në fjalë dhe ka lexuar fjalë për fjalë gjithë dialogun, ka deklaruar se kjo video i është dorëzuar Gjykatës së të Drejtave Njerëzore të Strazburgut dhe do të publikohet kudo në internet.


Reagime ka shkaktur edhe fakti se menjëherë pas kësaj ngjarjeje, djali i sekretarit të përgjithshëm të qeverisë bashkë me truprojën e babait të tij kanë hyrë në zyrat e Agimit të Artë në Parlament dhe kanë sulmuar me grushte disa prej deputetëve të kësaj partie, të cilët janë kundërpërgjigjur edhe ata me dhunë.


Pak më herët Parlamenti grek ka miratuar pavarësisht kësaj ngjarjeje me 200 vota pro, 11 kundër dhe 16 abstenime heqjen e imunitetit për pesë deputetët e tjerë të partisë neonaziste.

Stevo Pendarovski : Me të gjitha parametrat Maqedonia e fundit në Evropë

Stevo Pendarovski : Me të gjitha parametrat Maqedonia e fundit në EvropëKandidati presidencial Stevo pendarovski në mitingun e mbrëmshëm në Kumanovë, ka theksuar se Maqedonia në tetë vitet e kaluara, është e fundit sipas tre parametrave më të rëndësishme.


Kandidati presidencial Stevo Pendarovski në mitingun e mbrëmshëm në Kumanovë, ka theksuar se Maqedonia në tetë vitet e kaluara, është e fundit sipas tre parametrave më të rëndësishme me te cilat merret suksesi i shteteve, ekonomia, demografia dhe demokracia.


Pendarovski tha se Maqedonia me këtë ritëm të emigracionit, për pesë vite do të jetë e boshatisur, do të ketë shtet, por nuk do të ketë njerëz.


“Sipas ekonomisë, jemi mizëria më e madhe e Evropës. Në shtet punësohen vetëm njerëz partiak, por edhe kjo nuk është e mjaftueshme që të fshihen numrat. Maqedonia realisht ende ka mbi 30 për qind të papunë. Demografia është me e keqja. Gjatë pesë viteve të fundit nga Maqedonia janë larguar më shumë njerëz se sa viteve të para të pavarësisë”, theksoi Stevo Pendarovski.

Deputetët po shqyrtojnë Projektiligjin për zgjedhjet e përgjithshme

Deputetët po shqyrtojnë Projektiligjin për zgjedhjet e përgjithshmeDeputetët e Kuvendit të Kosovës po shqyrtojnë në lexim të parë Projektiligjin për zgjedhjet e përgjithshme.

Megjithëse u cilësua si projektligj që nuk përfshinë ndryshimet e pritura, grupet parlamentare i dhanë mbështetje në parim, me përjashtim të lëvizjes Vetëvendosjes, e cila paralajmëroi abstenim.

Megjithë mbështetjen që i dhanë shumica e grupeve parlamentare, vlerësuan se ky projektligj, nuk përmban ndryshimet e pritura.

Mbështetje në parim të Projektligjit për zgjedhjet e përgjithshme në emër të PDK-së i dha deputeti Arsim Bajrami, i cili megjithatë, vlerësoi se ky projektligj nuk promovon një reformë substanciale zgjedhore për të cilën Kosova ka pasur nevojë. Ai tha se ndryshimet më tepër merren me administrimin e sistemit zgjedhor, sesa me sistemin zgjedhor.

“Sistemi zgjedhor do të jetë sistem proporcional me lista të hapura. Këto shtylla po mbesin të pandryshuara, sepse në komisionin parlamentar asnjë parti politike nuk ka pasur një vullnet apo iniciativë për të bërë një reformë substanciale në këtë drejtim”, tha Bajrami.

Edhe Arben Gashi, në emër të LDK-së i dha mbështetje projektligjit, por tha se mbeten ende disa çështje të diskutueshme, siç është vota për bartësin e listës, pragu për kandidatët e pavarur dhe çështje të tjera. Për vonesën e deritashme, ai e fajësoi PDK-në për bllokim të procesit.

Ndërkohë, Albulena Haxhiu tha se Vetëvendosje abstenon në këtë fazë të shqyrtimit të projektligjit, pasi sipas saj, pa u diskutuar fare në komision në mënyrë të kontrabanduar është ndërruar formula për ndarjen e ulëseve në Kuvend.

“Ky është kontrabandim, prandaj kërkojmë nga kryetari i Kuvendit që të marr të gjitha masat karshi kësaj, sepse ky është tentim për degradim të Kuvendit dhe procedurave të parapara me rregulloren e punës, vetëm e vetëm për t’i akomoduar apetitet e PDK-së dhe LDK-së”, tha Haxhiu.

I menjëhershëm ishte reagimi i kryetarit për legjislacion, Arben Gashi, i cili tha se kjo çështje është diskutuar dhe votuar në komision. Ai fajësoi Haxhiun dhe Vetëvendosjen për vonesat e projektligjit pas arritjes në Kuvend.

“Fajtore është personalisht zonja dhe partia të cilës i takon, pse qe tri javë është vonuar ligji, sepse e ka humbur kuorumin dhe sot jemi me tri javë vonesë dhe rrezikojmë të shkojmë në zgjedhje pa reformë zgjedhore. Personalisht je fajtore dhe ia pafsh hairin fajit që e ke bërë”, tha Gashi.

Deputetja Haxhiu reagoi duke thënë se është LDK-ja ajo që e ka bllokuar procesin e reformës zgjedhore tash e tri vjet.

Ndërsa Ardian Gjini nga AAK-ja fajësoi partitë në pushtet për këtë reformë gjysmake. “Prej partive në pushtet nuk ka pasur kurrfarë vullneti për të ndryshuar diçka në mënyrë thelbësore në këtë projektligj”, tha Gjini.

Gjithsesi, edhe Gjini në emër të AAK-së i dha mbështetje projektligjit në parim, sikurse edhe grupet tjera parlamentare. Megjithë mbështetjen, projektligji u vlerësua se ka vetëm ndryshime teknike, por jo substanciale sa i përket reformës zgjedhore, e cila nisi qysh në vitin 2011.

Ndërkohë sot pritet të mbahet edhe një seancë e re e Kuvendit, në të cilën në rend dite për shqyrtim të dytë është edhe Projektligji për veteranët e UÇK-së. /rtk/

Pakti me Kinën, Fullani: Ja efektet e shkëmbimi monetar

 Pakti me Kinën, Fullani: Ja efektet e shkëmbimi monetarEkspansioni i ekonomisë kineze ka vënë Bankën e Shqipërisë përballë detyrimit të institucionalizimit të shkëmbimeve tregtare.


Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, në një takim me sektorin bankar shqiptar ka deklaruar se është shumë pozitive futja e Shqipërisë në tregjet të mëdha financiare, siç është Kina.


“Kjo marrëveshje është për financim dhe tregëti, natyrisht i hap vendit mundësira mjaft të mëdha financimi, diversifikon investitorët, tregjet dhe na drejton drejt tregjeve aziatikë, me një potencialitet mjaft të madh, tregje të së ardhmes dhe tregje që veprojnë ndryshe nga tregjet tradicionalë europiane”tha Fullani.


Por çfarë efektesh do të sjellë kjo marrëveshje për ekonominë dhe bizneset?


“Me këto marrëveshje, përveç mbështetjes që ato i bëjnë tregëtisë dhe zhvillimeve tregëtare, i japin një zhvillim tjetër dhe financimeve.


Ato mund të financojnë tregun kinez lehtësisht dhe të gjitha kostot për kthimin nga valuta e konvertueshme në valutën jo të konvertueshme kineze dhe në të kundërtën, shkëmbimet bëhen pa kosto shtesë nga Banka e Shqipërisë”theksoi Guvernatori i BSH-së.

Babai me kancer i plotëson vajzës 11 vjeçare dëshirën për ta përcjell në altar

Babai me kancer i plotëson vajzës 11 vjeçare dëshirën për ta përcjell në altarBabai i 11 vjeçares Josie Zetz’s nuk do të jetë gjallë për ta përcjell atë në Altar në ditën e dasmës pasi që është diagnostifikuar me kancer kështu ajo i ka kërkuar që ta bëjë këtë tani për ta pasur edhe këtë eksperiencë në jetë.


Këto fotografi që do të shihni janë zemërthyese por edhe shumë të bukura në të njëjtën kohë./Zeri/


Babai me kancer i plotëson vajzës 11 vjeçare dëshirën për ta përcjell në altar